Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij të fundit është shprehur se qeveria serbe ka vendosur që të dërgojë 30 mijë tonë misër për vendin tonë.
Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se në Shqipëri do të dërgohen 30 mijë tonë grurë dhe një sasi më e vogël e misrit.
“Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë“, tha ai.
