Vrasja e Liridona Ademajt, bashkëshorti Naim Murseli: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, kërkoj burgim të përjetshëm për veten time

TË FUNDIT

Ka nisur seanca gjyqësore për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës, më njëzetenëntë nëntor dymijenjëzetetre.

Tre të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u sollën në gjykatore nën masa të larta të sigurisë.

Ata para gjykatës janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që rëndojë mbi ta.

“Unë deklarohem i pafajshëm, dhe sa i përket aktakuzës, vetëm dua të shtoj se po të vërtetohen pretendimet e prokurores. Unë vetë për veten time kërkoj burgim të përjetshëm”, tha Naim Murseli, bashkëshort i të ndjerës.

Në sallë ishin të pranishëm familjarët e Liridona Ademajt dhe avokati i tyre.

Prokurorja e rastit Javorka Perlinçeviq tha se pas provave të mjaftueshme të mbledhurave dhe gjatë krahasimit të të njëjtave, prokuroria konsideron se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, dhe kjo mbështetet në një numër të madh të provave materiale si deklaratave të të akuzuarve që i kanë dhënë në polici.

Perlinçeviq thotë se krahas shumë raporteve që do t’i paraqesin si dëshmi në këtë rast dëshmia shumë e rëndësishme do të jetë edhe dëshmia e vëllait të Liridona Ademajt, Leonardit, por edhe ajo e ekspertit ligjor.

Rasti i vrasjes së tridhjetëvjeçares fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë u arrestuan dy persona, në mesin e të cilëve edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.