Një anëtar i forcave afgane të sigurisë u vra në një përleshje që shpërtheu në portën veriore të aeroportit të Kabulit midis ushtrisë afgane dhe sulmuesve të panjohur.
Tre persona janë plagosur në përleshjen, në të cilën morën pjesë edhe ushtarë amerikanë dhe gjermanë, njoftoi sot Bundeswehr në Tuiter.
Në incident nuk ka ushtarë gjermanë të plagosur, qëndron në kumtesë.
