Vritet një gazetar në Somali

TË FUNDIT

Në një sulm të një bombarduesi vetëvrasës nga grupi Al Shabab në Mogadishu është vrarë një gazetar somalez ndërsa janë lënduar disa persona.

Gazetari Abdiaziz Mohamed Guled, i njohur si Abdiaziz Afrika, njoftoi për aktivitetet e grupit terrorist Al Shabab për radion shtetërore somaleze “Radio Mogadishu”.

Al Shabab e konfirmoi se qëndron pas vrasjeve, ndërsa kjo organizatë islamiste shpesh zbaton sulme të ngjashme terroriste.

Në sulmin, i cili ndodhi në afërsi të një restoranti të frekuentuar, janë plagosur katër persona. Njëri nga të plagosurit është drejtori i Televizionit nacional somalez, publikoi shtëpia mediatike në Tuiter.

Foto: Arkiv