Një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike është vrarë në Siri pas shpërthimit të një bombe pranë rrugës për të cilën Irani fajëson Izraelin.
Në kumtesën e departamentit për marrëdhënie me opinionin të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, ushtria elitare tha se agjentët izraelitë qëndrojnë pas shpërthimit pranë rrugës që çoi në “martirizimin” e kolonel Davoud Jafari, një anëtar i Divizionit Ajror.
Irani po ofron ndihmë këshillimore ushtarake për Damaskun me kërkesë të qeverisë siriane në luftën kundër grupeve terroriste, të mbështetura nga disa vende perëndimore, që veprojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Asad.
