Vritet e mbesa e Morgan Freemanit

TË FUNDIT

E mbesa e aktorit të mirënjohur amerikan, Morgan Freeman është therrur për vdekje pranë shtëpisë së saj në New York.

E’Dena Hines është gjetur me plagë të shumta në gjoks, jashtë apartamentit të saj në mëngjesin e të dielës, raporton BBC.

33 vjeçarja, është marrë me ambulancë dhe është dërguar në Spitalin Harlem, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe pas pak kohe kishte vdekur, transmeton Koha.net. Një burrë 30 vjeçar, është marrë në paraburgim në vendin e ngjarjes, kurse policia ka konstatuar se është i dashuri i saj.

Ai nuk është akuzuar ende, por i është nënshtruar testeve psikologjike.

Hines ishte mbesa e gruas së parë të Freemanit, Jeanette Adair Bradshaw, me të cilën ishte divorcuar në vitin 1979. Freeman gjithmonë e ka quajtur atë mbesë e tij.

“Bota kurrë nuk do ta din talentin e saj artistik dhe sa shumë ajo kishte për t’i ofruar. Por ylli i saj do të vazhdojë të shkëlqejë në zemrat tona. Le të prehet në paqe”, ka thënë ylli i Shawshank Redemption në një deklaratë për vdekjen e mbesës së tij.