Vritet boksieri shqiptar në Gjermani

TË FUNDIT

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë këtë të shtune në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.

Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes, ndërsa deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it.

Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.