Dy ushtarë të NATO-s janë vrarë në Afganistan nga dy persona me uniformë afgane. Dy personat afganë kanë hapur zjarr ndaj një automjeti ku ndodheshin dy ushtarët.
Sipas BBC-së kombësia e ushtarëve të vdekur nuk është bërë i ditur ende. Sulmi ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në provincën e Helmandit.
Me anë të një deklaratë për shtyp Misioni Mbështetës i NATO-s në Afganistan bëri më dije se ushtarët e tjerë të tyre kishin arritur ti vrisnin agresorët.
Në deklaratë thuhet se nuk është akoma e qartë nëse agresorët ishin anëtar të forcave afgane apo nëse uniformat dhe mjetet e tyre ishin përdorur nga dikush tjetër. Sulmet kundër misioneve të NATO-s në Afganistan janë të shpeshta. Më i fundit ishte akti kamikaz i ditës së shtunës në Kabul, ku midis dhjetëra të vdekurve ishin dhe 3 ushtarë amerikanë.
Sulme të tilla, ku ushtarë apo policë afganë vrasin trupat e huaja, janë një problem i madh në operacionet e NATO-s në Afganistan.
