Vriten 18 persona në një xhami në Nigeri

TË FUNDIT

Disa sulmues të armatosur në motoçikleta i kanë vrarë të paktën 18 persona në një xhami në qytetin verior nigerian Majduguri rreth orës 5 sipas kohës lokale.Sipas dëshmitarëve okularë, ata kanë shtënë në besimtarët pa kursyer askënd.Policia kumtoi se dhjetëra njerëz janë rrëmbyer ndërsa të paktën 20 janë plagosur. Disa plaçkitës të armatosur këtë vit rrëmbyen ose i vranë qindra në mbarë Nigerinë veriperëndimore, ndërsa autoritetet shtetërore për këtë e akuzuan grupin militant Boko Haram./MIA