Breshëri plumbash janë shtënë drejt kësaj makinë në Batincë të Shkupit e si pasojë mbeti i vrarë A.B.I 34 vjeç.
Në makinën e tipit Ford ka qenë edhe Z.I 31 vjeç i cili shpëtoi me lëndime trupore. Ai është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.
Vrasja ka ndodhur nga dy persona me veturë “Mercedes” me targa të Gjermanisë ku të dy ishin të maskuar.
Në fshatin Batincë rreth orës 9 të mëngjesit në SPB është raportuar për vrasje ku A.B.I 34 vjeç ka i vrarë Z.I 31 vjeç ka pësuar lëndime trupore.
Nga MPB bëjnë të ditur se personi i vrarë dhe ai i plagosuri janë nga Fshati Maja e Zezë.
“Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) . A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Tv21 kërkoi përgjigje nga Qendra Urgjente e Spitalit “Nënë Tereza” Shkup për gjendjen e të plagosurit, por askush nuk u përgjigj.
Ndryshe nga SPB Shkup në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe Departamentin për Njësitë e Aviacionit janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.
