Vrasje me armë në Shqipëri!

TË FUNDIT

Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të hënë në fshatin Gjoçaj të Peqinit në orën 08.39.

Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në rrugë A. B., banues në fshatin Gjoçaj.

Zona është rrethuar dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.