Mbeti i vrarë me armë zjarri në mes të parkingut afër qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup.
Kjo skenë tronditi banorët, tregtarët dhe kalimtarët e rastit, por më së shumti gruan e cila po e shoqëronte viktimën, e që e para ka kërkuar ndihmë për t’ia shpëtuar jetën.
Ndihma e shpejtë erdhi, por vetëm për të konstatuar vdekjen.
Dorasi është larguar me shpejtësi me veturë të tipit Citroen, të gjitha sipas informacioneve jozyrtare për të cilat na kanë njoftuar dëshmitarët okularë të dyqaneve që ndodhen këtu në afërsi.
Më pas erdhi policia në vendin e ngjarjen për të mbledhur provat materiale, ndërsa në anën tjetër të tjerë u vunë në kërkim të dorasit.
U kërkuan gjithandej, madje edhe me helikopter.
Në vendin e krimit, para se viktima të të largohet nga këtu, arritën familjarët. Të mërzitur, ngushëllonin njëri-tjetrin.
U afruam t’i pyesim se çfarë dhe pse ndodhi, por nuk deshën të flasin.
Për arsye sigurie, policia kontrollonte dhe veturat që dilnin nga parkingu.
E qytetarët të cilët qëlluan në afërsi në momentin kur ndodhi vrasja, nuk ndjehen të sigurt.
-Ne ishim duke pirë kafe aty me djalin dhe rastësisht e pamë në telefon, këtu afër. U ngritëm erdhëm këtu, kishte polici. E pamë njeriun rratë atje.
-A keni parë diçka?
-Jo, jo s’kemi parë asgjë .
-Kurgja, s’kemi të sigurt asgjë. Del me fëmijë del me grua, qet pas dikujt e ha njeri pa faj.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy persona, ndërsa i treti po përndiqet.
“Sot (20.08.2024) në SPB Shkup është denoncuar vepër penale vrasje në hapësirën e parkingut para Q.T. “Mavrovasja” në Shkup, me çka me armë zjarri është gjuajtur një person dhe ka ndërruar jetë në vend. Në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e cila ka tentuar të ikë, me çka personat nga vetura kanë rezistuar duke përdorur armë zjarri. Zyrtarët policorë kanë kthyer në të njëjtën mënyrë, me çka një person është privuar nga liria. Pas ndërmarrjes së masave të mëtutjeshme, nga liria është privuar edhe një person tjetër, e për policinë i njohur është edhe identiteti i personit të tretë të dyshuar, i cili është në ikje e për të cilin ndërmerren masa për gjetjen e tij”, tha MPB.
Ministria e Brendshme nuk ka dërguar iniciale të viktimës, e as motivet e vrasjes.
MPB njofton se gjatë tërë ditës në disa pjesë të Shkupit do të ketë prezencë të rritur të policisë me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.