Tragjedi të ka shkaktuar nga kriminelë e ka vlerësuar lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli vrasjen e tre personave në një autobus të nxënësve në Gllogjan të Kosovës.
“Jemi të tronditur nga lajmi për disa të vrarë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Lutemi për të lënduarit dhe shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave. Tragjedi si kjo duhet të na bëjnë të zgjohemi dhe të kërkojmë zero tolerancë për armëmbajtje dhe për kriminelët e tillë!”, shkroi Pacolli në Facebook, transmeton TV21.
Ndërkaq rreth orës 19, pas një sulmi me armë ndaj autobusit të nxënësve për në fshatin Gllogjan, kanë mbetur të vrarë 3 persona. Dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
