Vrasja e policit në Serbi, autoritetet serbe dyshojnë se vepra është bërë nga shtetasi i Kosovës me emrin Artan Hajziri

TË FUNDIT

Një polic 34-vjeçar me emrin Nikolla Krsmanoviq është vrarë, ndërsa tjetri 50 vjeç me emrin Vjekoslava Iliç është plagosur rëndë nga disa të shtëna në mesnatë në Loznicë të Serbisë.

Mediat në Beograd raportojnë se policia serbe e ka gjetur pasaportën e të dyshuarit për sulm dhe se ajo është pasaportë e Republikës së Kosovës, në emër të Artan Hajzirit, i lindur në vitin 1991.

“Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucioni i përkohshëm i të ashtuquajturës Kosovë, me emrin Hajziri Artan (33) dhe një letërnjoftim gjerman”, raportohet të ketë deklaruar Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Brendshme në Serbi.

Sipas raportimeve nga mediat serbe, pasi ndaluan një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona, gjatë daljes nga vetura një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur një polic në gjoks dhe një tjetër në shpatull, e më pas ka ikur.