Vrasja e oficerit të krimeve në Lezhë, autori kërkohet me helikopterë

TË FUNDIT

Pas vrasjes së oficerit të krimeve Saimir Hoxha në zonën e Vainit në Lezhë, policia ka vijuar krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

ABC ka siguruar pamjet gjatë operacionit i cili po vazhdon edhe nga ajri për të kapur 21-vjeçarin Aldo Rama.

Vrasja e oficerit të krimeve në Lezhë, policia mbërthen zonën, autori kërkohet me helikopterë

Pasi ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të Hoxhës dyshohet se ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se pasi është larguar pak nga zona, i riu ka braktisur makinën pranë një biznesi brenda zonës së Lagunës për t’u arratisur më pas në këmbë.