Policia shqiptare sot ka publikuar nje video të operacionit për gjetjen e 21 vjeçarit Aldi Rama, autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.
Në video e publikuar nga policia e Shqipërisë, operacioni për gjetjen e 21 vjeçarit është kryer nga toka dhe ajri.
Aldi Rama është gjetur nga RENEA pas 6 orësh kërkime. 21 vjeçari kishte qëlluar edhe veten me armë. Siç informojnë mediat shqiptare aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën.
