Dje, efektivët e policisë nga Stacioni policor i Tetovës për Siguri në Komunikacionin Rrugor, e kanë sanksionuar shoferin B.J. 24 vjeç nga Tetova i cili ka drejtuar veturën
“BMW” me targa të Tetovës, i cili rreth orës 12:30 në autostradën Gostivar-Tetovë kishte lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometra në orë dhe më pas e kishte postuar videon në rrjetin social “tik-tok”.
Në përputhje me nenin 36 pika 3 të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, është përgatit parashtresë adekuate dhe i njëjti do të përballet me një gjobë prej 400 euro në kundërvlerë të denarit dhe ndaj tij do të shqiptohet masë mbrojtëse – revokim i përkohshëm i patentë shoferit në afat deri në 12 muaj.
