Voton Bedri Hamza: Qytetarët të votojnë sipas vullnetit të tyre

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë, siç ka thënë, sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre. 

Ai pasi ka votuar ka theksuar se pret rezultat të mirë.

Kreu i PDK-së ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë.

Hamza ka thënë së do ta bëjë maksimumin që pas zgjedhjeve të mos ketë vakum institucional dhe Kosova të ketë sa më shpejt institucione. 

“Unë i ftoj qytetarët që të votojnë sipas bindjeve të tyre të lira, sipas vullnetit të tyre. Kjo do të jetë një ditë e qetë, e mirë”, tha Hamza