Voton Albin Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

TË FUNDIT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë. Pasi hodhi votën e tij në kuti, Kurti u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë, pasi sot vendosin ata.

“U sugjeroj qytetarëve të kontrollojnë ku e kanë vend votimin dhe më pas të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, qeverisjen në vazhdim dhe për mbarëvajtjen e republikës. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë dhe prandaj u bëj thirrje qytetarëve të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, u shpreh Kurti pasi votoi.