Votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme

TË FUNDIT

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, informojnë se gjithsej janë paraqitur për të votuar 10.653 persona si të sëmurë, të pafuqishëm, të infektuar me Covid-19 dhe të burgosur.

Deri më tani kanë votuar:

1.299 persona në institucionet ndëshkuese korrektuese

5.477 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

304 persona të infektuar me Covid-19

“Votimi në disa komuna për këto kategori votuesish ende vazhdon. Komisionet zgjedhore do të punojnë derisa të gjithë ata të cilët janë regjistruar të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e votës”, thonë nga KSHZ-ja.

Nga atje shtojnë se dita e sotme kaloi pa asnjë pengesë.