Votën e dhanë por uji nuk erdhi, kaluan 3 vjet, ujësjellësi në Luboten mbeti vetëm premtim

Must Read

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me...
- Advertisement -

“Ju them, ashtu si jemi të bashkuar do të ketë jetë edhe në Luboten dhe në Komunën e Butelit”, deklaroi Zoran Zaev në vitin 2017.

- Advertisement -

Kështu u tha banorëve të Lubotenit Kryeministri Zaev në vitin 2017 në fushatën për zgjedhjet komunale.  Zaev në këtë tubim kishte ardhur për ta mbështetur kandidatin për kryetar të Butelit Velimir Smilevskin i cili po me votat e këtyre banorëve erdh në krye të komunës.

E banorët të këtij fshati thonë se votën e dhanë vetëm për një premtim, të kenë ujë në shtëpitë e tyre.

- Advertisement -

 “Brenda afatit të një viti Luboteni do të ketë ujë të pijshëm.

Dhe në bazë të asaj deklarate edhe i gjithë fshati u dakorduam që t’i japim votën d.m.th atij subjekti politik me qëllimin e vetëm që në shekullin 21 të këmbehet vota për ujë të pijshëm.

- Advertisement -

Edhe pas katër vjetëve, të pushtetit qendrorë, kur edhe pak do të vjen mandati i dytë, situata në fshatin Luboten është tejet drastike”, tha një banor i Lubotenit.

Banorët nuk mund të durojnë më, pasi sic thonë tani më janë shterur edhe bunarët nga të cilët janë furnizuar me ujë.

“Kemi pas bunarë por edhe bunarët janë shterë, ja këto cisterna i mbushim me ujë, se bunarët janë shterë.

Reka nuk ka ujë shumë pak ka ujë”, tha një banor tjetër i Lubotenit.

Tani banorët mbushin ujë në mesë të fshatit.

Me bidona e dërgojnë ujin në shtëpi.

Uji i Lubotenit është i njohur edhe për qytetarët tjerë të Shkupit, të cilët vijnë dhe mbushin në këto çezma.

Këto dy çezma në dy vende të fshatit furnizojnë mbi 400 shtëpi me ujë të pijshëm, e këto janë burimi i vetëm që këto banorë furnizohen me ujë.

Në telefon e thirrëm edhe kryetarin e komunës së Butelit Velimir Smilevskin për ta pyetur pse nuk u mbajt premtimi që u bë banorëve, por nuk u përgjigj në telefon.

- Advertisement -

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit të rrogave në ekonomi me...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë për hapjen e kufijve në...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me sektorin e biznesit, që privati...

Çfarë po bën Kryetari i Butelit? Shumë premtoi, e çdo punë ka ngecur!

https://youtu.be/z5KU2FQ84AE “Pyes! Pse nuk është ndërtuar objekti i ri shëndetësor dhe pse Buteli nuk ka poliklinikë? Qëllim...

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov. Siç informoi QRMK pas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -