Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua për një drekë pune me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ky takim u mbajt në Bruksel.
Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian dhe shtoi se, janë duke punuar në këtë drejtim.
“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo në platformën X.
Në drekën e punës morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
