Von der Leyen: Në qershor, KE-ja do të japë opinionin për anëtarësimin e Ukrainës

TË FUNDIT

Komisioni Evropian muajin e ardhshlm do t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në bllokun evropian, një lëvizje kyçe para se 27 shtetet anëtare ta marrin për trajtim këtë çështje. Kështu deklaroi më 9 maj shefja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen shkroi në Twitter se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe mezi pret që të pranojë përgjigjet e Ukrainës për pyetësorin e anëtarësimit.

“Komisioni i BE-së do të synojë të japë opinionin e tij në qershor”, shtoi ajo.

Më vonë gjatë ditës, gjatë një adresimi para Parlamentit Evropian, ajo tha se e ardhmja e Evropës është po ashtu “e ardhmja e Ukrainës”.