Von der Leyen komenton situatën e krijuar në veri të Kosovës

TË FUNDIT

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von Der Leyen, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë komentoi edhe tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku nënvizoi se “është thelbësore që të ulet tensioni dhe të rifillojë dialogu”.

“Edhe BE pas luftës u rindërtua fillimisht në dimensionin ekonomik, hap ky që solli me vonë edhe pajtimin”, tha ndër tjera Ursula Von Der Leyen.Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet. Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet. Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës./21Media