Von der Leyen kërkon që AstraZeneka ta përmbushë premtimin

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi nga kompania farmaceutike AstraZeneka t’i përmbushë dërgesat e dakorduara.

Sipas zëdhënësit të saj, ajo këtë e kërkoi në bisedën telefonike me njeriun e parë të AstraZenekës, Paskal Sorio.

Von der Leyen kujtoi se BE paraprakisht ka investuar në shuma të konsiderueshme në mënyrë që të sigurohet stimulim i prodhimit.

Pritet Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të premten ta aprovojë vaksinën kundër Kovid-19 të AstraZenekës.