Von der Lajen: Realizova bisedë të mirë me Vuçiqin, dialogu me Kosovën është kyç

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen sot në Tuiter ka shkruar se ka biseduar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ajo potencoi se pas zgjedhjeve në Serbi nevojitet dialog i gjerë me të gjitha forcat politike që të arrihet progres në reformat, të cilat janë të nevojshme që vendi të afrohet në Bashkimin Evropian.

“Dialogu me Kosovën është kyç”, thekson Von der Lajen.

Ai shtoi se KE-ja do ta mbështes rikuperimin e Serbisë pas pandemisë me Kovid-19./MIA