Volkswageni ka publikuar skicat e para të dizajnit për gjeneratën e re Tiguan, një javë para lansimit zyrtar.
Automobili, sipas fotove paralajmëruese, duket se do të ngjasojë në konceptin Cross Coupe GTE. Në dizajn bie në sy detajet e vogla të kromit.
Tiguani i ri do të jetë më i gjatë se paraardhësi. Gjenerata e dytë e Tiguanit do të jetë për 80 kilogramë më e lehtë se modeli i kaluar dhe do të ofrojë motor 1.4-litër TSI me 125 kuajfuqi.
Versioni më i fuqishëm nga gjenerata e re do të ketë motorin e Passatit, 2.0-litër TDI me 240 kuajfuqi.
Po ashtu pritet të vijë edhe një version hibrid, sipas “Auto-motor”, transmeton koha.net.
Detajet pritet të zyrtarizohen gjatë javës së ardhshme kur “Frankfurt Motor Show 2015” hap dyert.
