Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.A.(47) nga Tetova. për shkak të ekzistimit të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “vjedhje të rrymës elektrik”.
Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 12.07.2021 gjatë kontrollit në shtëpinë e A.Sh., është konstatuar se i denoncuari ka matës elektrik, në pronësi të EVN Maqedoni, por për shkak të borxhit të akumuluar ndaj EVN-së, shfrytëzuesi e ka shkyçur matësin, transmeton TV21.
Nga elektromontuesit e EVN Tetovë është konstatuar se i denoncuari me vetiniciativë ka bërë zhvendosje të aparaturës matëse dhe në këtë mënyrë ka shfrytëzuar rrymë elektrike në mënyrë të pakontrolluar, me çka e ka dëmtuar EVN Maqedoninë.
