VMRO: Shkupjanët do të paguajnë ngrohje 150 denarë më të shtrenjtë, çmimi i gazit në bursë është tre herë më i lirë se vitin e kaluar

TË FUNDIT

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar pasi prej sot Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që të shtrenjtohet çmimi i ngrohjes në Shkup, transmeton TV21. Nga partia opozitare thonë se çmimi i gazit në tregjet botërore është tre herë më i lirë se sezonin e kaluar, ndërsa kritikojnë pushtetin pasi ka vendosur që çmimi për ngrohje në kryeqytet është rritur për 150 denarë.

“Shkupjanët me LSD-në nga sot do të paguajnë 150 denarë më shumë për ngrohje. Është tronditës shpjegimi i autoriteteve të EMV-së dhe KRRE-së, të cilët pretendojnë se rritja e kostos së ngrohjes vjen si pasojë e rritjes së çmimit të gazit. Është gënjeshtër se gazi është më i shtrenjtë, tashmë 9 muaj më parë, me përfundimin e sezonit të ngrohjes 2022/2023, çmimi i gazit është stabilizuar në rreth 50 euro për megavat, pra 550 euro për 1000 metër kub normal. Gazi sot është tre herë më i lirë se vitin e kaluar, por edhe për shkupjanët. Ku shkojnë paratë dhe me çfarë çmimi EMV blen energji?