VMRO-ja akuzon LSDM-në se po ngadalëson eurointegrimet! Petrushevski: Filipçe vepron nën ndikimin e Zaevit

TË FUNDIT

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, thotë se kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, është nën ndikimin e Zaevit dhe se me paraqitjet e tij vetëm i dëmton eurointegrimet e Maqedonisë, përcjell TV21. Filipçe së bashku me Zaevin janë vetëm shembull i politikanëve të këqij me prioritete të gabuara, tha ai.

“Çdo ditë dëshmojmë se Venko Filipçe është shërbëtor i Zoran Zaevit. Pse? Sepse vetëm kërkon justifikime, ikën nga tema si agjenda reformuese, vetëm që të kalojë biznesi i shefit Zaev. Në vend të mbështetjes për reforma, për ndryshime ligjore si ato që çdo deputet të ketë vetëm shtetësi maqedonase, ata akuzojnë. Dhe kush akuzon? Persona që janë pjesë e LSDMsë, kryetari i saj i vetëshpallur, por realisht shërbëtor i Zaevit, Filipçe, shtëpia e tij është Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.