VMRO-DPMNE vetë do të mbledhë nënshkrime! Dje Xhaferi ua ktheu iniciativën

TË FUNDIT

Edhe pse paraprakisht e pranoi idenë e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, për prolongim të regjistrimit për në maj ose qershor, kryeministri Zaev tani po thotë se prolongimi i datës për realizim të regjistrimit nuk do të sjellë asnjë efekt. Shtyrje të regjistrimit kërkon edhe VMRO-DPMNE-ja prej ku mendojnë se i njëjti duhet të mbahet vitin e ardhshëm. Regjistrimi i nevojitet shtetit tonë për shkak se 20 vjet nuk kemi të dhëna themelore dhe ai do të realizohet në prill, është i vendosur Zaev.

“Regjistrimi i popullsisë është operacion statistikorë dhe ne duhet ta bëjmë, është obligimi ynë që ta zbatojmë. Regjistrimi është nga 1 deri më 21 prill, siç është paraparë dhe ai duhet të përfundojë edhe pse u dërgua apel nëse duhet të ndryshohet, edhe njëherë do të përsëris, në verë nuk bëhet regjistrimi, në shtatorë është fushata zgjedhore, në tetor janë zgjedhjet e rregullta lokale. Nëse prolongojmë deri kur? Deri në maj të prolongojmë? Çfarë do të ndryshojë kjo gjë”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se pushteti dëshiron të realizojë regjistrim politik, ndërsa pasi që kryeparlamentari Xhaferi e ktheu nisëm për mbledhjen e nënshkrimeve për shkak se në vend që të shkruajë Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruante Republika e Maqedonisë, partia opozitare paralajmëroi se procedurën do ta zbatojnë vetë.

 “VMRO-DPMNE edhe përkundër pengesave të tilla institucionale do të fillojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve nga gjithë qytetarët, një nismë mbipartiake, ku do të mund të nënshkruhet secili qytetarë i cili angazhohet për regjistrim të drejtë, evropian dhe të besueshëm dhe të nënshkruhet secili qytetarë i cili është kundër regjistrimit të tillë politik i cili po shkon drejt falsifikimit”, theksoi Antonija Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

DPMNE paralajmëroi se që nesër në punktet nëpër sheshe dhe tregje, nëpër qytete dhe fshatra, do të fillojë të mbledh 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të cilat planifikon t’i dërgojë drejtpërdrejtë kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, si propozim për shfuqizimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.