VMRO-DPMNE edhe sot në protesta, do të bllokojnë rrugën tek Qeverisë, ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë

TË FUNDIT

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protestën e sotme, si mënyrë, siç shkruajnë, për shprehjen e revoltës kundër politikave të gabuara të qeverisë, së udhëhequr nga Zoran Zaevi dhe LSDM-ja.

“Së bashku me qytetarët, sot prapë të porosisim kuinslingun Zaev se mjaft është me shitjen dhe poshtërimin e shtetit. VMRO-DPMNE-ja e paralajmëron popullin maqedonas, qytetarët e Maqedonisë në ndjekjen me zgjuarsi të asaj çka po përgatitet, atë që po negociohet. E ngrejmë zërin për tradhtitë e këtij pushteti”, shkruhet në thirrjen e DPMNE-së.

VMRO-DPMNE, sot, (03.12.2020) vazhdon me bllokadën e Qeverisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, prej orës 17 deri ora 18.