Sipas deputetit Petrushevski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, LSDM, Zaev dhe Filipçe me vetëdije ia kanë lënë Lotarinë BDI-së, që Grubi të bëjë krim, ndërsa ata të mbeten në pushtet. Po të mos ishin ata, krimi i BDI-së nuk do të ishte i mundur.
“Jo vetëm krimi prej 8 milionë eurove. Grubi dhe BDI e kanë shndërruar Lotarinë në kompani të tyre private, kanë ndarë tenderë dhe para sikur të bëhet fjalë për biznes familjarë, e jo për ndërmarrje shtetërore me para të qytetarëve. Artan Grubi nuk ishte vet në krim. LSD me dëshirën e tyre për pushtet me çdo çmim ia mundësuan këtë”, tha Petrushevski, transmeton TV21.
