Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot informuan se do ta parashtrojnë interpelancën e paralajmëruar për zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, si anëtar i Qeverisë. Si shkaqe i numërojnë mosrespektimin e Kuvendit, punën e tij të pasuksesshme gjatë dy vjet e gjysmë, dhe shkaku i tretë është pasiviteti i SÇE-së.
Deputeti Antonio Milloshovski deklaroi se baza e parë e cila është shumë serioze është mosrespektimi i tij në Kuvend.
“Nikolla Dimitrov është një nga ministrat e rrallë në Evropë, me përjashtim të ministrit ndoshta në Bjellorusi, i cilin nuk iu përgjigjet ftesave të deputetëve në Kuvend. Deri më tani nuk ka ndodhur gjatë 30 viteve të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, një ministër dhe anëtar i Qeverisë të mos u përgjigjet thirrjeve të deputetëve dhe të vijë të marrë pjesë në punën e ndonjë komisioni në Kuvend, që është Kushtetuese, do të thosha obligim dhe detyrë e secilit ministër që të jetë transparent para Kuvendit, para deputetëve dhe kuptohet para qytetarëve dhe para publikut”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.
Shkaku i dytë për interpelancën e Nikolla Dimitrovit është, siç tha, rezultati i tij i pasuksesshëm gjatë njëqind ditëve të kaluara, por edhe gjatë dy vjet e gjysmë në vazhdimësi.
Sipas tij, nëse do të kishte më shumë moral ose standarde evropiane edhe Dimitrovi do të jepte dorëheqje.
Shkaku i tretë, sipas tij, është pasiviteti i Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Në emër të grupit të tij parlamentar dhe të VMRO-DPMNE-së, Milloshovski i falënderoi Sllovakinë dhe Republikën Çeke për qëndrimin e tyre parimor sa i përket asaj se BE nuk mund dhe nuk guxon të jetë gjykatëse e cila do të gjykojë për të vërtetën historike mes dy fqinjëve evropianë.
“Qëndrim i cili përputhet me pozicionin tonë, si parti politike që në vitin 2017 kritikojmë Qeverinë aktuale para se ta nënshkruanin marrëveshjen me Bullgarinë fqinje”, tha Milloshovski.
