VMRO-DPMNE në opozitë “për”, në pushtet “kundër”! Lufta për pagën minimale, “gjueti” kundër Trendafillovit

TË FUNDIT

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE kur ishin në opozitë doli me mbështetje maksimale për LSM-në për rritjen e pagave.

“Premtimet duhet t’i realizojnë. Ajo ditë është dashur të vijë, tashmë ka kaluar dhe nuk mund të iket nga kjo. Përgjegjësia është e tyre, ata janë producentë të krizave, nuk mund të përballen me krizat dhe andaj do u ndodh ajo që po u ndodh. E kemi marrë atë rrezik të vetëdijshëm se ndoshta këtë ardhje këtu do ta interpretojnë si politizim të ngjarjes suaj që absolutisht e demantojmë për shkak se ne jemi përfaqësues të popullit”, pati deklaruar Dafina Stojanoska.

Mbështetje vinte edhe nga selia e partisë. Atëherë e akuzonin partinë e atëhershme në pushtet, LSDM-në, se ka refuzuar amendamentin e LSM-së për paga më të larta.

“VMRO nuk do të ndalet këtu dhe përsëri grupi parlamentar në Komision do të parashtrojë amendamente që të mundet të gjithë të punësuarit në sektorin publik të marrin nga 2 806 denarë rritje të pagës”, tha Marija Miteva.

Por, tani kur janë në pushtet, VMRO-DPMNE-ja është në luftë të hapur për shkatërrimin e kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafillov dhe besueshmërinë e LSM-së.

“LSM nuk ka më kredibilitet, LSD konfirmoi se e koordinon sindikatën. Sllobodan Trendafillov është person i cili i ka borxh LSD-së për vendosje joligjore në postin e kryetarit të LSM-së. Sllobodan Trendafillov një periudhë më të gjatë nuk i pasqyron idetë dhe nevojat e punëtorëve, por të LSD-së”, deklaroi Brane Petrushevski.

Me sulme së paku një herë në javë del edhe ish kryetari i LSM-së, Zhivko Mitevski. Kërkon t’i kthehet kolltuku i kryetarit, që i ishte rezervuar në kohën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Kërkon që qeveria të mos negociojë me LSM-në.

“Ne parashtruam kërkesë, i parashtruam provat në të cilat qartë konfirmohet se z. Trendafillov nuk është kryetarë legjitim”, u shpreh Zhivko Mitrevski.

Sulmet ndaj Trendafillovit janë të drejtpërdrejta edhe nga kolegët prej Konfederatës së sindikatave të lira. Sot me sulm doli edhe personalisht kryeministri Mickoski. Trendafillov paralajmëroi protesta dhe akuzoi se VMRO-DPMNE dëshiron të “shkelë punëtorët”.

“Unë personalisht si Sllobodan Trendafillov nuk e dija se jam aq i fuqishëm, se mund ta bashkojë gjithë opozitën që të rreshtohet pas meje, të mbështesë rritje të pagave të punëtorëve, ndërsa nga ana tjetër partia në pushtet të ketë frikë nga një person të cilit planifikon t’ia heqë kokën”, tha Sllobodan Trendafillov.

Deri në fund të muajit duhet të parashtrohet konkluzion për pagën minimale, i cili me shumë gjasa nga marsi do të rritet për 1800 denarë dhe do të jetë 24 400 denarë, e jo 500 euro siç kërko sindikata. Qeveria tashmë u prononcua se nuk pranon subvencionim të kontributeve që paga minimale të rritet në 500 euro.