VMRO-DPMNE: “NË MPJ MBIZOTËRON KAOSI DHE AUTOKRACIA”

TË FUNDIT

Maqedonia mbeti pa fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa në MPJ mbizotëron kaos dhe autokraci, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Zëdhënësi i partisë opozitare, Naum Stoillkovski, thotë se MPJ-ja me Dimitrovin është vazhdimisht burim i skandaleve, që janë ose në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhura me Nikolla Dimitrovin ose skandale në lidhe me autokracinë dhe revanshizmin politik. Njëkohësisht Stoillkovski akuzon për nepotizëm dhe punësimet partiake në këtë ministri. Siç thotë ai, përderisa në konkurset refuzohen doktorë të shkencës dhe magjistra të së drejtës evropiane dhe integrimit evropian me diploma ndërkombëtare dhe me përvojë nga diplomacia, për shkak të vërtetimit të vjetër mjekësor, në listën për paga të MPJ-së janë persona të afërt me Dimitrovin dhe persona partiak, shton Stoillkovski.

“Dimitrov duhet të përgjigjet pse për doktorë dhe magjistra nuk ka vend në MPJ, ndërsa në vend të tyre, ka vend për Lubica Pendarovska, kushërire e Stevo Pendarovskit, më pas miken e afërt të Dimitrovit, Elena Presillka, ka vend dhe për përdoruesit e Tuiterxhinjtë e  larmë si Jane Lazevski, ose për ambasadorin e pensionuar, Gjorgji Filipov, i cili hoqi dorë nga gara për president dhe të cilit tani i paguhet për këshilla”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski./TV21