VMRO-DPMNE-së sot fushatë ka mbajtur në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës. Kjo parti në Mavrovë në këto zgjedhje lokale garon me Mefmet Xhaferrin, i cili para simpatizantëve të kësaj partie u zotua se do të fokusohet në hapjen e vendeve të punës dhe se do të sjellë investime të shumta për përmirësimin e kushteve. Nën moton “Krijo të ardhme të re” kjo parti sonte do të qëndrojë në Tetovë.
“Premtoj qasje të sinqertë në zgjidhjen e problemeve, klimë biznesi të mirë, kushte më të mira për hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme tek të cilat do të hapen vende të reja pune dhe me theks të veçantë nga investimet e mërgimtarëve tonë”, tha Mefmet Xhaferri – kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetare të Komunës Mavrovë-Rostushë.
