Karvani i Koalicionit “Krijo të ardhme të re” i prirë nga VMRO-DPMNE ka qëndruar në Koçan dhe Vinicë. Në Koçan garojnë me Lupço Papazov, i cili foli për planet e tij për 4 vitet e ardhshme nëse bëhet si kryetar. Ai fokusin e vuri mbi ndërtimin e urave dhe rregullimin e shtratit të lumit të Koçanit që të mos vijë deri tek vërshimet. Foli edhe për rregullimin e problemet e trafikut.
“Me ndërtimin e dy urave, komunikacioni në të dy anët e lumit do të jetë më i shpejtë dhe më i sigurt, prezantojmë edhe regjistër të ri të ndotjes së ujit dhe ajrit dhe kështu me të vërtet do të shihet se çfarë masa do të dizajnohen për zgjedhje efektive dhe sistematike”, tha kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Koçanit, Lupço Papazov.
