Nëse kishte krim të tillë për të cilin duhej të jepnin përgjegjësi, Dimovski, Mitevski si dhe të tjerët që dje në mëngjes pas porosisë politika u morën nga shtëpitë e tyre, pushteti kriminel i Zevit nuk do të priste që të kalonin 3 vjet që të hapnin rast, reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Nga partia opozitare thonë se paraburgimi është caktuar politikisht që të plotësohet kërkesa e prokurorisë politike që çdo ditë tregon se janë këtu për t’i mbyllur sytë dhe për të mbrojtur krimin e Zevit, duke i plotësuar porositë e tij. Ata porositin që Gjykata e Apelit në mënyrë serioze të shqyrtojë, siç thonë ata, ankesat e argumentuara, që të merr guxim dhe të lirohen nga presionet politike.
“Arrestimi dhe paraburgimi i Dimitar Dimovskit dhe Dejan Mitevskit është akt i frikës së LSDM-së për mbështetjen sa më të vogël nga qytetarët. Prokuroria publike e Zoran Zaevit dhe gjyqësori dje nuk vepruan në bazë të ligjit, por sipas porosive politike. Zaevit të amnistuar i nevojitej teatër që të kthej vëmendjen nga korrupsioni dhe mos punimit, që i theksuan edhe bashkëpunëtorët e tij që vendosën të tërhiqen nga sundimi kriminel dhe aq sa munden të ruajnë fytyrën e tyre”, tha Igor Bozhinovski, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së.
