VMRO-DPMNE me reagim ndaj kërkesave të Këshillit Iniciues për ndryshim

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE reagoi ndaj deklaratës të Këshillit Iniciues për ndryshime në parti, të cilët sot ata kërkuan të organizohet kongres i jashtëzakonshëm për të zgjedhur kryetar të ri.

“Në vend të lojërave intriguese të koalicionit “Meriot” që i shërben interesave të Zaevit, për VMRO-DPMNE-në lufta kundër menaxhimit katastrofal të vendit është më e rëndësishme.

Një grup më i vogël i ish-zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët në vend se të përqendrohen në luftën kundër Zoran Zaevit, zgjodhën t’i shërbejnë interesave të tij dhe sot, kur Qeveria e re e Zaevit nuk është votuar akoma, me kuadrot e vjetra dhe të kompromentuar të tranzicionit kërkuan kongres të ri dhe dhanë deklaratë para selisë së partisë.

Për sa i përket transparencës, ata menjëherë u ftuan në takim me kryetarin e VMRO-DPMNE dhe udhëheqësinë, ndërsa për fat të keq ata nuk shprehën gatishmëri për takim të hapur dhe konstruktiv sepse nuk kishin drejtim të tillë.

VMRO-DPMNE, për dallim nga LSDM-ja, është parti e organizuar dhe demokratike, dhe ne i bëjmë thirrje që ata të paraqesin nismën e tyre në parti dhe ajo do të rishikohet nga Komiteti Qendror i partisë.

Për VMRO-DPMNE, në vend të lojërave intriguese të koalicionit “Meriot” që i shërben interesave të Zaevit, lufta kundër menaxhimit katastrofal të vendit është më e rëndësishme.

Ky është përparësia kryesore për partinë dhe VMRO-DPMNE-në dhe në të ardhmen ne nuk do të merremi me qëllimin e tyre për të dobësuar partinë dhe për të ndihmuar partinë në pushtet”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.