Krimi dhe korrupsioni janë në eshalonin e parë dhe eshaloni i parë i Qeverisë janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjithë krimin dhe korrupsionin dhe të shkojnë në burg.
Kështu u shpreh zëdhënësi i opozitares VMRO-DPMNE Dimçe Arsovski, duke i replikuar kryeministrit Zaev, i cili ditë më parë tha se nuk ka korrupsion tek zyrtarët e lartë. Arsovski numëroi disa nga personat e eshalonit të parë për të cilët ka dyshime se kanë bërë zhvatje ose krime.
“Është më se e qartë pse investimet e huaja largohen nga Maqedonia dhe përfundojnë në vendet e tjera. Ne jemi bërë një vrimë e zezë në Evropë, vetëm sepse kjo qeveri është një nga qeveritë më kriminale në botë”, shtoi Arsovski.
“Mungesa e turpit dhe paaftësisë nga ana e Kryeministrit është një tregues i mjaftueshëm se ata kanë ikur si qeveri dhe parti dhe janë lëshuar vetëm në krim dhe korrupsion. Si duket për Zaevin, nuk është eshaloni i parë Den Donçev që e pamë duke marrë para si zhvatje dhe i gjithë opinion publik e pa atë. Zoran Zaev mohon. Dukshëm për Zaevin, Dragi Rashkovski nuk është eshaloni i parë, me prokurimin e softuerit ose Petre Shilegov me prokurimin e shkallës për raste zjarri e cila është paguar dy herë më shumë se vlera e paguar nga komunat e tjera në Evropë”, tha Arsovski./TV21
