Mickoski ishte në Gjevgjeli, Dojran, Bogdanci dhe Vallandovë, ku para qytetarëve të këtyre komunave e prezantoi programin e VMRO-DPMNE-së për këto zgjedhje.
“Duam që në mënyrë praktike ta prezantojmë programin tonë, të gjitha projektet e parapara për këtë zonë, por edhe për të gjithë shtetin në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar të qeverisës së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Vlerësojmë se asgjë nuk është bërë gjatë tre viteve të fundit, mendojmë se ky rajon është viktimë e politikave të gabuara të LSDM-së në krye me Zoran Zaev. Nga premtimet e dhëna në të kaluarën absolutisht asgjë nuk është realizuar”, deklaroi Hristijan Mickoski.
