VMRO-DPMNE me padi deri te Gjykata Administrative, për mënyrën e verifikimit të mandateve të 8 deputetëve shtesë

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE ngriti padi deri te Gjykata Administrative për mënyrën e zgjedhjes, respektivisht verifikimit të mandateve të 8 deputetëve shtesë në Kuvend, deklaroi sekretari gjeneral i partisë, Igor Janushev. Ai sot tha se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Kuvend ka reaguar duke thënë se mënyra në të cilën shumica qeverësise i ka verifikuar mandat është krejtësisht e gabuar dhe e paligjshme.

 “Përmes propozimit të Komisionit të Verifikimit, i cili është formuar dhe funksionon vetëm për seancën e parë konstitutive… Edhe pse në Rregulloren e Kuvendit, në Nenin 17 në mënyrë të përpiktë është paraparë se vetëm me propozim të Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit mund të zhvillohet mënyra e zgjedhjes ose verifikimit shtesë të njerëzve që janë bërë deputetë”, tha Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.