VMRO-DPMNE me ndryshime për ligjin për shoqata/ LSDM dorëzoi një ligj të njëjtë, por që ka të bëjë me partitë politike

TË FUNDIT

Ndryshimet e ligjit për shoqatat, që i propozon VMRO-DPMNE ndërsa që parashohin ndalesë për formimin e subjekteve me emra kontrovers, u gjend në rendin e ditës së seancës së sotme në Kuvend, me procedurë të shkurtuar, por për fillimin e seancës pritej plot 5 orë, ndërsa ndërkohë edhe deputetët e LSDM-së dorëzuan propozim për një ligj të njëjtë, por që ka të bëjë me partitë politike. Nga VMRO-DPMNE thonë se shumica parlamentare e ka kopjuar tekstin e tyre të ligjit.

https://www.youtube.com/watch?v=LDC2lHZjK6E

“Në konferencën për media foli edhe LSDM duke treguar se do të ketë propozim- ndryshime dhe plotësime të ligjit për partitë politike, ku tërësisht është kopjuar teksti i propozim ligjit për shoqata dhe fondacione dhe u dorëzua tërësisht i njëjti tekst në këtë propozim ligj.”- deklaroi Rashella Mizrahi, Deputete VMRO-DPMNE.

Që sot paradite nga LSDM paralajmëruan se do ta përkrahin propozimin për ndryshime të ligjit për shoqata dhe fondacione, prej ku thanë se pajtohen se ndryshimet janë të nevojshme.

“Pajtohemi se Ligji për shoqata të qytetarëve dhe fondacione, me të vërtetë kërkon rishqyrtim. Bëhet fjalë për ligj që është i vjetër tashmë rreth 10 vjet. Absolutisht po e përkrah të drejtën për shoqërim të lirë, por gjithashtu duhet të qëndrojmë në mbrojtjen e vlerave që janë themelet e shtetit tonë, këto janë vlerat anti-fashiste. Kështu që çdo propozim që është në atë drejtim, do ta përkrahim.”- pohoi Sanella Shkrielj, Deputete LSDM.

Sipas propozimit të VMRO-DPMNE-së i cili ka të bëjë me ligjin për shoqata dhe fondacione, duhet të ndryshohen dy nene dhe shoqatat që tashmë janë formuar dhe që mbajnë emra të personave kontrovers, duhet ta ndryshojnë emrin e tyre ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, do të fshihen nga Regjistri i shoqatave. Propozimi i LSDM-së ka të bëjë edhe me shoqatat por edhe me partitë politike, që të vlejnë përcaktimet për ndalesë për përhapjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional-socializmit.