Bartësja në Njësinë Zgjedhore nr.6 nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, nga Tetova porositi se në programin e tyre zgjedhor ofrojnë projekte për klimë më të mirë biznesi dhe stabilizim të ekonomisë së vendit.
“VMRO-DPMNE-ja në programin “Ripërtëritje” ofron kthim të tatimit të sheshtë prej 8%, zgjatje me 0% taksë të fitimeve të riinvestuara, ulje të bazës për llogaritjen dhe pagimin e kontributeve për sigurim të detyrueshëm social, 0% taksë për të rinjtë nën moshën 29-vjeçare, investime kapitale deri në 4% nga BPV-ja dhe në fund ulje të shkallës së papunësisë nën 10%”, theksoi Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.
