As dita e pavarësisë nuk i bashkoi partitë politike. Partia opozitare VMRO-DPMNE në Manastir organizoi festë të veten me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë. Festimin e filluan me një panel diskutimi nën moton “30 vjet kujdesemi për Maqedoninë” ku morën pjesë ish-ministra, kryetarë komunash dhe ambasadorë, kurse të pranishëm ishin edhe anëtarë të lartë të partisë nga dega e Manastirit dhe Shkupit. Shënimi do të vazhdojë sonte me manifestimin qendror që do të fillojë në orën 19 në sheshin “Magnolia” në Manastir, ku pritet fjalim të mbajë lideri i partisë opozitare, Hristijan Mickoski.
“Zgjidhja është të kthehemi prapa dhe t’i gjejmë rrënjët autentike. Maqedonia gjithnjë ka qenë bashkësi multietnike dhe multikulturore. Manifesti i Krushevës është shembulli më i mirë se çfarë shembulli ka qenë Republika e Maqedonisë dhe të gjithë të punojmë që Maqedonia të jetë vend që do të garantojë barazi, që është një prej postulateve themelore të demokracisë”, tha Emil Dimitriev, ish kryeministër./TV21
