E VMRO-DPMNE-ja edhe sot ka vazhduar me akuzat për marrëveshjen e lidhur për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridorit 8 dhe 10D, për të cilën thotë se kundërmon korrupsion. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski, tha se ende pa nisur ndërtimi, katër persona të angazhuar nga mbikëqyrësi kanë marrë 900 mijë euro nga shteti dhe sipas tij, të njëjtëve do t’u paguhen edhe 300 mijë euro kur të përfundojë ndërtimi.
“Në total këta 4 ekspertë do të na kushtojnë 1 milionë e 200 mijë euro. Këto 900 mijë euro janë paguar si kompensim për bisedime dhe lidhje të marrëveshjes me kryerësin e punimeve. Bisedimet kanë zgjatur nga 02.02.2023 deri më 08.03.2023 kur Qeveria e firmosi marrëveshjen. Nga kjo mund të vijmë në përfundim se këta katër persona për 1 muaj punë kanë marrë nga 225.000 mijë euro”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.