Opozitarja VMRO-DPMNE është kundër asaj që ambasadorët të mund të kenë shtetësi të dyfishtë. Pushteti planifikon këtë gjë ta mundësojë përmes ndryshimeve të Ligjit për punë të jashtme. Antonio Milloshoski akuzon se pushteti me këtë dëshiron të vendosë ambasadorë që kanë shtetësi të dyfishtë. Paralajmëron se do të bllokojë ndryshimet me 300 deri në 400 amendamente.
“Në ligjin për informacione të klasifikuara shkruan se për të marrë certifikatë sekret shtetëror, që çdo ambasador duhet ta ketë, mund të ketë shtetësi të dyfishtë. E dyta, vlerësojmë se Ligji nuk duhet në mënyrë paushalle të adaptohet për disa persona që u është premtuar se do të jenë ambasador, e tani ne ta ndryshojmë ligjin për ta. Ministri për punë të jashtme dhe kryeministri e dinë mirë se janë tre kandidatë të cilëve u është premtuar ulëse ambasadori”, theksoi Antionio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
Nga shumica parlamentare me reagim se VMRO-DPMNE në të kaluarën ka dërguar ambasador që kanë pasur shtetësi të dyfishtë për të cilët e di mirë edhe Milloshovski. Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski, ai i BDI-së Arbër Ademi dhe i Besës Kastriot Rexhepi, që janë parashtrues të ndryshimeve dolën me qëndrim të përbashkët. Thonë se ideja është që të lejohet kandidatët për ambasadorë të kenë shtetësi të dyfishtë, por me kufizim se nuk mund të jenë ambasadorë në shtetet ku e kanë shtetësinë e dytë. Paralajmëruan se do ta tërheqin propozim-ligjin.
“Ky ligj i njëjtë, me tekst të njëjtë ishte në procedurë edhe në përmbajtjen e mëparshme të deputetëve dhe atëherë DPMNE nuk kishte asnjë vërejtje dhe nuk parashtroi asnjë amendament. Atëherë ishte kryetari i njëjtë i Komisionit parlamentar. Nuk do të lejojmë që dikush të bëjë teatër personal dhe të jetë betejë brenda partiake në DPMNE, duke bërë teatër nga Kuvendi. Andaj do ta tërheqim propozim ligjin në procedurë, ndërsa betejat brenda partiake le t’i udhëheqin në selitë partiake”, potencoi Jovan Mitrevski nga LSDM.
Por, pikërisht për shtetësitë e dyfishta, përkatësisht për ata që kanë pasaportë bullgare mbrëmë u prononcua edhe MPJ bullgare, ku theksuan se nuk kanë qëllim që të heqin dorë dhe të tradhtojnë 88 mijë qytetarët maqedonas me pasaporta bullgare. Edhe pse gjatë kohë spekulohet se Milloshoski ka edhe shtetësi bullgare, ai mohon.
“Përveç shtetësisë maqedonase, nuk posedoj shtetësi tjetër dhe nuk planifikoj, e as nuk më duhet”, u shpreh Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
Kryeministri Zaev dje nuk dha përgjigje precize se a është për apo kundër shtetësive të dyfishta. Tha se për këtë duhet të diskutohet për shkak se, siç theksoi, kemi diasporë e cila ka edhe një pasaportë tjetër përveç asaj maqedonase.