VMRO-DPMNE: Kjo nuk është Qeveri e re, por Qeveri e Zaevit, Spasovskit dhe BDI-së

TË FUNDIT

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, duke i komentuar ministrat dhe kabinetin e ri qeveritar të propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski, tha se bëhet fjalë për një Qeveri të politikanëve të dështuar të cilët do ta shkatërrojnë Maqedoninë nga aspekti ekonomik dhe kriminal. Nikollovski shton se kjo është një Qeveri në të cilën dominojnë Zoran Zaev, Oliver Spasovski dhe partia politike BDI. Ai thekson se mund të vërehet se nga njëra anë ka “pastrim” të betejave klanore, kurse nga ana tjetër ka vazhdimësi të kuadrove të BDI-së që dominojnë edhe në këtë përbërje qeveritare.


“Nga ajo që mund të dëgjohet si propozim për Qeveri, merret përshtypje e fortë se kjo është një Qeveri me njerëz të njëjtë, me vlera të njëjta të cilat shtetit i sollën shumë dështime, e shndërruan në shtet më të korruptuar në Evropë, me shkallë të lartë të varfërisë, me rroga të ulëta, me çmime të larta të produkteve në një krizë ekonomike dhe energjetike. Ky është propozim i Qeverisë të cilin e dorëzon Kovaçevski, kurse Zoran Zaev e nënshkruan. Në vetë përbërjen mund të vërehet konflikt mes grupeve të ndryshme të cilat ekzistojnë brenda LSDM-së. Kështu që në këtë përbërje, nga njëra anë ka “pastrim” të betejave klanore, kurse nga ana tjetër ka vazhdimësi të kuadrove të BDI-së që dominojnë edhe në këtë Qeveri, si dhe Alternativa dhe “pllata ol pllomo-ja” e pashmangshme, Kastriot Rexhepi”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i  VMRO-DPMNE-së.