Opozita kërkon shkarkimin e Qeverisë, ku sipas VMRO-DPMNE-së Zoran Zaev, ka kryer ndryshime brenda partisë me qëllim që të sigurojë pozitën e tij në parti. Andaj sipas opozitares, ai i ka shkarkuar të gjithë konkurrentët e mundshëm në partinë e tij.
“Zoran Zaev gjen faj te të gjithë të tjerët por jo ne vetvete. Në mënyrë shtesë, shkarkimi nga funksionet partiake nuk i zgjidh problemet e qytetarëve. Qytetarët janë të pakënaqur nga ministri Spasovski, e jo nga nënkryetari Spasovski. Shkupjanet nuk janë të kënaqur nga kryetari i qytetit, Shilegov, e jo nga nënkryetari Shilegov”, theksoi Vllado Misajllovski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por kryeministri Zaev, nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe nuk sheh arsye pse të tërhiqet.
“Mbajtëm mësim për sukses se ky kryeministër, kjo qeveri dhe kjo garniturë qeveritare i zgjodhi të gjitha çështjet e hapura dhe ne jemi krenarë me vetveten dhe absolutisht nuk shoh arsye që Zoran Zaev të jap dorëheqje, për shkak se e bashkuam shoqërinë tonë multi-etnike dhe krenohemi me këtë”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri pritet këto ditë të takohet edhe me partnerët e koalicionit BDI-në PDSH si dhe Alternativën e Afrim Gashit. Partia e Ahmetit, mohon të ketë dhënë ndenje listë kryeministri me emrat e ministrave që do të shkarkohen.
“Nuk kemi dëgjuar ndenje deklaratë nga kryeministri Zaev, për ndenje listë që e ka dorëzuar deri tek z.Ahmeti, bashkërisht kanë diskutuar për të gjithë ministrat , për pushtetin ekzekutiv dhe kanë analizuar dobësitë në zbatimin e pushtetit ekzekutiv. Janë marr veshë të bëjnë analiza në kuadër të partive politike”, u shpreh Artan Grubi deputet i BDI-së.
I tërë këshilli ekzekutiv, gjithë gjashtë nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm dhe organizativ, sekretari ndërkombëtar si dhe koordinatorja e Forumit të grave janë shkarkuar mbrëmë në seancë të Komitetit Qendror të LSDM-së
Përgatiti: Zimer Jashari
